De Biazi e nis me kritika: Kemi shumë defekte taktike
TIRANE- Xhani De Biazi ka për funduar dje “zborin” 5 ditor me futbollistët e kampionatit shqiptar, duke prekur nga afër nivelin e tij. Tekniku italian i kombëtares është shprehur i kënaqur me impenjimin e lojtarëve, por ka vënë re një defekt, që sipas tij bëhet me qëllimin e mirë dhe që shpesh nuk vihet re. “Pashë që lojtarët janë shumë të lidhur me këtë fanelë dhe luajnë me shpirt, por një gjë e tillë shpesh të çon në gabime të mëdha taktike, që vijnë nga dëshira e madhe për të fituar”, tha ai.
Çfarë përfundimesh arriti De Biazi, pas 5 ditësh grumbullim?
Pashë një përkushtim të madh të futbollistëve që thirra, që sipas meje bënë një punë të mirë. Këto ditë kuptova paksa nivelin e atyre që luajnë këtu në Shqipëri. Edhe sot konfirmoj atë që kam thënë: se këta lojtarët, ashtu edhe të gjithë ata që kanë nivelin e duhur dhe kanë dëshirë, i kanë të hapura portat e kombëtares. Mund të na tregoni ndonjë lojtar që ju bëri përshtypje?
Është pyetje interesante. Po ju them që ka disa që më kanë pëlqyer më shumë dhe disa më pak, por nuk ju jap emra, sepse nuk ka shumë kuptim në këto momente. Në futboll ama, shumë gjëra varen nga ajo çfarë do të bëjnë këta futbollistë për të ecur.
A do të ketë ndonjë nga këta lojtarë në kombëtare në të ardhmen?
Nuk mund ta thuash që sot këtë. Duhet t’i ballafaqoj me nivelin e të tjerëve, që do të shoh në ditët në vijim, pasi unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi në plan të shohim sa më shumë ndeshje. Misioni ynë nuk shtrihet vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, ku luajnë shumë lojtarë dhe ne duhet t’i zbulojmë. Dua të diskutoj shumë gjëra me ta, të di problemet e tyre.
Nga do të nisë ky mision?
Do të shoh edhe futbollistë aktualë të kombëtares, dua t’i shoh në stadium, duke luajtur. Kam nevojë të flas me ta për të kuptuar sesi e shohin projektin tim. Gjithçka do të jetë në funksion të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014”.
Çfarë mendoni se i mungon kombëtares shqiptare në këto momente?
Shikoni, kam parë disa gjëra që më pëlqejnë shumë dhe që lidhen me përkushtimin. Shoh që lojtarët shqiptarë kur veshin fanelën e kombëtares janë shumë të përkushtuar dhe luajnë me shpirt, por kjo herë pas here bën efektin e kundërt dhe lojtarët mund të dalin nga detyra taktike. Sigurisht, e bëjnë këtë me dëshirën për të fituar.
A do të ketë ndryshime për miqësoren me Gjeorgjinë?
Në fakt, kam shumë pak kohë për të bërë ndryshime. Kështu që do ta nisim me këta që kemi aktualisht dhe më pas ose do të shtojmë lojtarë të rinj, ose do të përmirësojmë skuadrën aktuale. Por, e thashë që për këtë ndeshje kemi shumë pak kohë, sepse në dy javët e ardhshme duhet të dërgojmë edhe ftesat për futbollistët.
Kuzhe ka thënë që nuk bëri mirë që luajti me dy sulmues, sidomos në ndeshjen me Luksemburgun, si do të luajë De Biazi?
Është shpejt për ta thënë këtë. Nuk mund të nxitohem duke thënë se çfarë sistemi loje do të përdorim, por sigurisht që unë dua një skuadër të ekuilibruar, duke u mbrojtur mirë dhe duke patur mundësi të kundërsulmojë e të vendosë në vështirësi këdo.
Këto pesë ditë, a krijuat një ide për futbollin shqiptar? E thashë që para së gjithash jam shumë i kënaqur me këto 5 ditë grumbullim, pasi unë dhe stafi im bëmë disa verifikime në lidhje me këta futbollistë, që mendoj janë më të mirët në Shqipëri. Pashë lojtarë me cilësi të mira teknike, por që kishin mangësi nga ana taktike. Janë disa lojtarë të mirë, që mund të na shërbejnë në të ardhmen. Por, ne nuk duhet të kopjojmë të tjerët, pasi Shqipëria është Shqipëria, me të mirat dhe defektet e saj, që ne do të mundohemi t’i korrigjojmë.
Keni krijuar një ide se ku mund të shkojë kombëtarja shqiptare?
Edhe kjo është e parakohshme, sepse shumë futbollistë unë i kam parë vetëm nga televizori. Kam krijuar një lloj opinioni, por jo të plotë. Duhet të flas me ta, t’i vështroj në sy, të diskutojmë gjërat dhe të krijojmë një raport besimi. Shumë nga lojtarët e kombëtares, sidomos ata të sulmit, këtë vit kanë shënuar shumë pak gola.
Ju shqetëson kjo?
Sigurisht, do të isha më pak i shqetësuar nëse do të shënonin treg gola çdo fundjavë, por ne do të përpiqemi të marrim optimumin me lojtarët që kemi në dispozicion. Edhe nëse ne nuk do të arrinim të shënonim gol çdo ndeshje, e rëndësishme do të ishte të mos pësonim. Nëse do të marrim 3 pikët, nuk ka rëndësi nëse shënojmë tre gola apo vetëm një.
Diçka të fundit, De Biazi ndihet më mirë me gazetarët shqiptarë apo ata italianë? Ah, jeni të gjithë njësoj. Unë ju njoh mirë, pasi shpesh kam qenë nga ana tjetër, pasi edhe unë kam bërë gazetarin disa kohë, duke bërë pyetje të shumta. Kur ju dëgjoj juve, e them me bindje të plotë se dhe ju ngjani me gazetarët italianë, bëni të njëjtat pyetje, kush do të luajë e këto gjëra. Dhe ne japim të njëjtat përgjigje. Por, ndihem mirë me ju dhe nuk e fsheh dot këtë.