Edhe Doris Pack kundër Berishës: Gaboi me KQZ-në
Eurodeputetja Doris Pack, e cila prej vitesh njihet si një mbështetëse e flaktë e Berishës, ka dalë këtë herë kundër këtij të fundit, në lidhje me atë që ndodhi në KQZ.
Pack iu është shtuar kritikave të të gjithë ndërkombëtarëve kundër Berishës, duke thënë se gaboi me KQZ-në.
Duke iu përgjigjur pyetjes së TCH se cila do të ishte këshilla për Berishën në këto momente, të cilin e ka këshilluar dhe mbrojtur në momente të vështira, Pack është përgjigjur:
Së pari unë nuk i jap kurrë këshilla ndonjë Kryeministri, qoftë në Shqipëri apo në një vend tjetër. Unë jap përgjigje, nëse pyetem për ndonjë gjë dhe askush nuk më ka pyetur kësaj here. Pra po them atë që doja unë të thoja. Nëse do të kisha qenë unë në pushtet, nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë, pasi kjo ishte e panevojshme dhe po errëson Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Unë shpresoj që ky Komision të “shërohet”./b.l