Edhe Fabio Kapelo në radarin e Anzhit
Anzhi Makhaçkala është shprehur i gatshëm për të bërë një ofertë bindëse në drejtim të teknikut aktual të përfaqësueses angleze, italianit Fabio Kapelo. Drejtuesit e klubit kërkojnë që trajneri italian të drejtojë skuadrën në pjesën finale të sezonit. Bosi i klubit, Sulejman Kerimov, synon të sjellë në kryeqytetin e Dagestanit emrat më të njohur të futbollit europian. Sipas mediave angleze, bosi rus, pas refuzimit të Murinjos, do t’i ofrojë një shumë marramendëse për 65-vjeçarin italian, të cilit do t′i servirë futbollistët më të mirë të botës.