E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santosi: Nejmar nuk është në shtije

Presidenti i Santosit, De Oliveira, ka konfirmuar se talenti brazilian, Nejmar, nuk do të lëvizë nga Brazili as në muajin janar. “Ishim në kontakte të vazhdueshme me Real Madridin dhe Barcelonën. Është normale që janë interesuar që ta marrin lojtarin më të mirë në botë. Nëse do të isha president i një klubi tjetër, do ta bëja të njëjtën gjë. Kam raporte të mirë, si me presidentin Rosell, ashtu edhe me atë, Perez. Kam biseduar disa herë me ta dhe u kam thënë të njëjtën gjë: lojtari nuk është në shitje”, deklaroi De Oliveira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›