Marko Simone, trajneri i ri i Monakos
Marko Simone është zgjedhur trajner i ri i Monakos. Ish-futbollisti i këtij ekipi e ka marrë në dorë postin e ish-trajnerit Laurent Banide. Ky i fundit u shkarkua pasi ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 6 ndeshje. Siç dihet, klubi i njohur, Monako, këtë sezon do të garojë në ligën e dytë (Ligue 2), pasi që sezonin e kaluar ra nga Ligue 1. Synim i këtij ekipi është që të kthehet menjëherë në elitën e futbollit francez, kështu që ish-sulmuesi i Milanit dhe përfaqësueses italiane është i thirrur për këtë objektiv.