Edhe Galatasaray, pas Shaqirit

Sipas mediave turke, gjiganti nga Stambolli e ka përgatitur ofertën për mesfushorin shqiptar.
Galatasaray, gjithnjë sipas këtyre mediave, ka bërë gati 8 milionë euro, për ta bërë të vetin përfaqësuesin zviceran, i cili e kaloi vitin e dytë magjik. 20 vjeçari e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës.
Po ashtu, ai ishte pjesë e Zvicrës U-23, e cila u shpall nënkampione e Evropës, pasi humbi nga Spanja në finale, në evenimentin i cili u mbajt në Danimarkë. Futbollisti gjilanas kërkohet në ligat më të forta evropiane.
Në Angli, atë e pëlqejnë Manchester Unitedi dhe Liverpooli, kurse në Gjermani ai është objektiv i Bayern Munichut dhe Hamburgut. Ndërsa, në Itali, Napoli, Fiorentina dhe Roma duken skuadrat më të ‘nxehta’ për ta bërë të vetin mesfushorin e shkathtë kosovar, i cili konsiderohet si njëri prej talenteve më të mëdha në Evropë sot.