E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk dëshiron të luajë për Realin

Ylli i Portos, Hulk, thotë se ai do ta pranonte pa u menduar nëse në drejtim të ri vjen ndonjë ofertë nga Real Madridi.

Paris Saint Germain është duke bërë përpjekje të nënshkruajë me Hulk këtë muaj, por duket se shikimi i brazilianit është i drejtuar diku tjetër.

“Me gjithë respektin për klubin francez, është e qartë se është më ndryshe të luash për Paris Saint Germain dhe ndryshe për Real Madrid”.

“Ata nuk janë klube të njëjta, por më pëlqen të luaj futboll dhe e vetmja gjë që më shqetëson është t`ia dal mirë. Nëse kështu do të ishte rasti, shpresoj të shkoj atje ku jam i lumtur”, ka thënë Hulk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›