E Diel, 1 Nëntor 2026

Allegri: Nuk ia kemi frikën Juventusit

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka bërë të qartë se kuqezinjtë nuk ia kanë frikën Juventusit, në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit në Serie A.

Kampionët në fuqi të Serie A dhe Bardhezinjtë janë në majë të tabelës me pikë të barabarta, nga 34, por Allegri thotë se Milani ka më shumë gjasa ta mbrojtur titullin.

“Juventusi nuk na frikëson. Ata janë një skuadër e shkëlqyeshme dhe ne i respektojmë. Megjithatë, për momentin Milani ka gjithçka që nevojitet për ta fituar edhe një herë Scudetton”, ka thënë Allegri për Tuttosport.

Ndeshja e parë e Milanit pas pauzës dimërore është në udhëtim te Atalanta më 8 janar, ndërsa Juventusi udhëton te Lecce po të njëjtën ditë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›