E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka:Ligji i dosjeve,jo hakmarrje

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka u shpreh në seancën e sotme plenare lidhur me miratimin nga kuvendi i ligjit të dosjeve. Sipas Palokës opozita po përpiqet të abuzojë me deklarata mashtuese duke përmendur Amerikën si vend të presekutorëve. "Kemi deklaruar se nuk jemi për hakmarrje por për drejtësi dhe ligjin e kërkojnë jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët" u shpreh deputeti Paloka. Gjithashtu Paloka shtoi se me miratimin e ligjit të dosjeve maxhoranca po përpiqet të zbatoj standartet europiane që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane."Vonesa e miratimit të ligjit ka qene sepse prisnim konsensusin e opozitës dhe nuk e morëm asnjëherë" u shpreh deputeti Paloka.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›