E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët të pakënaqur edhe me liderët e tyre

(E plotësuar) Tubimi protestues i shqiptarëve në Preshevë për shkak të largimit të lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së ka përfunduar i qetë në qendër të këtij qyteti.

Në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tyre ishin tubuar mijëra persona, e njëkohësisht organizatat joqeveritare dhe familjarët e ushtarëve të rënë të UÇPMB-së kanë organizuar një aksion.

Liderët lokal kanë lexuar deklaratë, pas së cilës të tubuarit kanë filluar të shpërndahen, në të njëjtën kohë nëpërmjet altoparlantit u dëgjuan edhe thirrjet nga një protestë e shqiptarëve në të cilën akuzoheshin politikanët shqiptar të Luginës se po e gënjejnë popullin.

Organizatat joqeveritare dhe familjet e ushtarëve të vrarë të UÇPMB-së kanë hapur një transparent në njërën nga ndërtesat në shesh ku shkruhej “Dhjetë kërkesat e popullit”.
Kërkesa e parë i drejtohej politikanëve “Mos rrej” duke shprehur kështu haptas dallimet me liderët e tyre.

Këtë porosi e tha nëpërmjet altoparlantit edhe motra e njërit nga dëshmorët e rënë.

..............................

Masa e tubuar në sheshin e dëshmorëve në duar mbajnë flamujt shqiptarë dhe amerikan si dhe parulla të cilat kundërshtojnë politikën diskriminuese dhe terrorin serb viteve të fundit në Luginën Preshvës. Tubimi nisi me himnin kombëtar dhe këngët dedikuar dëshmorëve të rënë në luftën e fundit kundër regjimit serbë. Ndër parullat që protestuesit po brohorisin apo që mbajnë në duar janë “Stop albanofobisë serbe”, “Stop dhunës dhe kërcënimeve”, “Mos ma prek gjakun e dëshmorëve”, “Rroftë UCPMB-është e jona!”, “Jemi në tokat tona”, “Duam reciprocitet”, “Duam bashkim me Kosovën” etj., transmeton agjencia Presheva Jonë.

Në mesin e protestuesve gjendet i bashkuar i tërë spektri polik shqiptarë i Luginës së Preshevës (Riza Halimi , deputet, Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së, Galip beqiri, kyretar i KNSH-së, Jonuz Musliu, kryetari i Bujancoti, Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së në Bujanco, Rahmi Zylfiu, kryetari i PDSH-së dhe Rexhep Abazi nga Medevegja, Skdenr Desatni nga PDL, Orhan Rexshepi nga LKSH etj.

Protesta në fjalë u shty për disa minuta për shkak të ndërprerjes së rrymës në komunës e Preshevës, kurse dhe organizatorët e protestës po përpiqet që në mënyrë të improvizuar me agregatorë të rregullojnë zërin e mikrofonave dhe të vazhdohet me protestën.

Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së dhe ish-drejtues politik i UCPMB-së agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” i ka deklaruar se “këtu në sheshin e dëshmorëve jemi tubuar për t’i treguar Serbisë dhe botës së ne jemi në tokat tona dhe se jemi autkton këtu shumë më herët se sa serbët. Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të ndal arrogancën dhe politikën diskriminuese të regjimit serbë dhe se nuk ka të drejtë të terrorizojë dëshmorët tanë për së dyti...”

Ngjashëm kanë pohuar edhe Skender Destnai, kryetar BDL-së dhe nënkryetar i komunës së Preshevës. Sipas Destani “pas protestës do t’i dërgojmë kërkesat tona pos misioneve perëndimore në Beograd edhe atyre ndërkombëtare në Bruksel, Gjenevë e Uashington për ndërhyrje ndërkombëtare, si masë prebentive para eskalimit të situatës ashtu kështu të tensionuar”.

Kurse, Orhan Rexhepi kryetar i LKSH-së dhe ish-komandant i UCPMB-së ka pohuar se “Serbia me provokimet e tilla po kërkon destabilitet dhe luftë edhe pse ato gjithnjë i ka humbur!”. /Indeksonline/

.................................

 Në vendin ku ka qenë lapidari qytetarët kanë vendosur kurora me lule. Ndërkohë mijëra qytetarë janë në pritje të krerëve politik dhe organizatorëve të protestës, deri më tash mësohet se situata është e qetë.

................

Me qindra qytetarë janë grumbulluar në sheshin e Preshevës për të protestuar kundër heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Siç raporton Titulli në këtë protestë përveç qytetarëve nga Presheva dhe Bujanoci po merr pjesë i tërë spektri politik, familjarët e dëshmorëve dhe përfaqësuesit e OVL-së së UÇPMB-së si dhe krerët fetarë të Luginës.

Në Preshevë momentalisht nuk ka forca të xhandarmërisë, përveç policisë lokale e cila po rregullon komunikacion, duke mos lejuar makinat të shkojnë në drejtim të sheshit të Preshevës ku po mbahet protesta.

...............................

Edmoind Isufi, përfaqësuesi i OVL të UÇPMB-së, ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjen që protesta të filloj në ora 12. Ai tha për rtk-në se një ndër kërkesat do të jetë kthimi i lapidarit, ndërkohë ka bërë thirrje për protestë paqësore. “Mesazhi ynë është që protestuesit të jetë të qetë, që ne mënyrë demokratike ti zgjidhim çështjet. Po vërehet një prani me e madhe e qytetarëve që po mblidhen. Ne do të kërkojmë që lapidari të rikthehet ku ka qenë”, tha Isufi. /Indeksonline/

...........................

Xhandarmëria serbë hoqi të dielën pllakën përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që ishte vendosur para Kuvendit të Komunës në Preshevë.

Ky akt u shoqërua me reagime në Prishtinë dhe në Tiranë. Sot në ora 12 në Preshevë do të zhvillohet një protestë gjithëpopullore e shqiptarëve të Luginës. Ky ka qenë vendimi i marrë në mbledhjen e liderëve politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës lidhur me shqyrtimin e situatës më të re pas heqjeje së lapidarit të dëshmorëve nga sheshi i Preshevës, siç u quajt, nëpërmjet një akti vandal të xhandarmërisë së Serbisë.

Liderët e luginës kanë paralajmëruar se do tu drejtohen Prishtinës zyrtare dhe Tiranës më disa kresa. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›