E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaçi: Heqja e lapidarit, akt fashist

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi në një intervistë për gazetën “Lajm”, e ka cilësuar si akt fashist heqjen e lapidarit të të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc (UÇPMB) nga ana e shtetit serb.

Sipas tij, ky veprim ka demaskuar edhe një herë politikën fashiste të Serbisë. Demaçi për heqjen e lapidarit në Preshevë, e ka fajësuar Evropën dhe Amerikën, të cilat sipas tij nuk ndërhynë me kohë për ta zgjidhur këtë çështje, ndërkohë që ka thënë se qeveria e Kosovës është e paaftë që të përdorë masat e reciprocitetit në këtë rast. Sipas Demaçit, me këtë akt të Qeverisë së Serbisë, shqiptarët atje kanë humbur diçka, por në perspektivë do të fitojnë shumë më shumë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›