Ngjarjet e Përmetit, Athina notë proteste ambasadorit shqiptar: Po kërcënohen marrëdhëniet dypalëshe
Qeveria greke reagon sërish për konfliktin në Përmet mes Bashkisë dhe Kishës Ortodokse.
Këtë herë, Ministria e Jashtme e shtetit fqinj ka ndezur edhe më shumë situatën, duke thirrur urgjent ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, për ti paraqitur këtij të fundit një notë proteste.
Në deklaratën për shtyp, Ministria në fjale dënon aktin e dhunës ndaj një qytetari grek dhe një minoritari, të ndodhura në Përmet, si dhe goditjen me gurë të konsulllates greke në Gjirokastër.
“Vetëm tre ditë pas ngjarjeve të papranueshme që ndodhën në Përmet, këtë mëngjes, në të njëjtin qytet, në një sulm të dhunshëm mbi një shtetasi grek dhe një minoritari, rezultuan në lëndim tyre.
Menjëherë pas këtyre incidenteve, persona të panjohur hodhën gurë në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, sulm i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime, thuhet në njoftim.
Sipas selise së diplomacise greke, këto dy akte të paprecedenta dhune kërcënojnë marrëdhëniet dypaleshë.
Ndaj, thuhet në deklarate, Athina kërkon arrestimin e menjëhershëm të autorëve dhe i ben thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme për normalizimin e situates në zonën e Përmetit.
Ne shprehim neverinë tonë dhe dënojnë dy sulmet, të cilat ngrejnë pikëpyetje mbi gatishmërinë dhe dëshirën e autoriteteve shqiptare, për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur ndërtesat e Autoriteteve Diplomatike dhe Konsullore greke. Presim arrestimin e menjëhershëm të autorëve të këtyre akteve dhe që autoritetet shqiptare, t’i japin fund menjëherë kësaj situate të papranueshme që ne shpresojmë se është krijuar në padijeni të Qeverisë shqiptare, vijon deklarata.