E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belle Air vijon abuzimet, katërfishon çmimet e biletave për në Itali

bellKompania Belle Air, e cila tashmë ka monopolin në fushën e fluturimeve, vijon me abuzimet e saj të skajshme. Ajo ka katërfishuar dhe pesëfishuar çmimet e biletave për në Itali gjatë ditëve të fundit. Udhëtarët shprehen se çmimet e biletave janë rritur pa asnjë sqarim nga 200% deri në 250%. Ky abuzim është denoncuar edhe nga ana e deputetit socialist, Erion Braçe.

Është grabitje dhe po ndodh këto dite: Çmimet e biletave të avionit për në Itali, vajtje-ardhje, janë rritur nga 200% deri në 250%. Ky vend ka institucione. Kjo që po ndodh përkufizohet qartë nga ligjet në fuqi si: abuzim me pozitën dominuese në treg.

Autoriteti i Konkurrencës në këtë vend duhet të hetojë deri në detajin e fundit këtë grabitje të turpshme. Të gjithë në një treg të hapur duan të fitojnë. Por, të fitojnë, jo të grabisin, shprehet ai.

Belle Air, një kompani që njihet për lidhjet e afërta me kreun e PD-së dhe njëkohësisht kryebashiak i Tiranës, Lulzim Basha, është duke përfituar nga fakti se në këtë periudhë lëviz një numër i madh emigrantësh dhe për këtë arsye ka ngritur çmimet e biletave.

Kompania nuk është duke abuzuar vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ajo ka anuluar apo shtyrë disa udhëtime, duke mashtruar qindra udhëtues kosovarë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›