Edhe Italia siguron kualifikimin për në Brazil 2014

Edhe kombëtarja italiane siguron kualifikimin pwr nw Botwrorin "Brazil 2014", pasi mposhti Republikën Çeke me rezultatin e përgjithshëm 2 me 1.
Edhe pse pati raste për të shënuar Italia i dha shansin Çekisë të kalojë e para në epërsi. Kështu, në minutën e 19-të Libor Kozak kaloi në epërsi mysafirët.
Në fillimin e pjesës së dytë, Giorgio Chiellini barazoi rezultatin në minutën e 51 ndërsa tre minuta më vonë Mario Balotelli shënoi nga penaltia për 2-1 duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi, 2-1.
Pas kësaj fitore, Italia ka 20 pikë në vendin e parë dhe dy xhiro para përfundimit të kualifikimeve siguron biletën për në Botëror pasi ka njjë diferencë prej shtatë pikëve me vendin e dytë në grup, Bullgarinë.