Van Persie show, kualifikohet Holanda

Kombëtarja e Holandës ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Tri pikët e fituara në ndeshjen ndaj Andorrës, bënë që kjo kombëtare të marrë vizën për në Brazil.Vlen të theksohet se në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Robin van Persie, i cili realizoi të dy golat e mysafirëve 50 dhe 54.
Holanda që bën pjesë në Grupin D ka arkëtuar 22 pikë pas tetë ndeshjes dhe ka tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë Hungaria, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.
Me dy golat në këtë përballje, Van Persie kaloi Dennis Bergkampin duke u bërë futbollisti i dytë në histori të kombëtares që ka shënuar më së shumti gola. Vendi i parë i takon Patrick Kluivertit.