E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet takimi Thaçi-Daçiq, të martën

Qeveria e Kosovës përmes faqes së saj zyrtare ka konfirmuar për takimin që do të mbahet të martën, në Bruksel, si vazhdim i takimeve të dialogut Kosovë- Serbi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të martën, më 4 dhjetor, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, do të takohet në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq” thuhet në këtë njoftim.

Ky është takimi i tretë i radhës ndërmjet dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-ve, në kuadër të procesit të quajtur nga qeveria e Kosovës si normalizimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Negociatat me Serbinë i kundërshton ashpër Lëvizja Vetëvendosje dhe rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›