E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Kosova rezolutë në OKB

Zv/ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora çitaku, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian do të paraqesin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së një rezolutë për dhe në emër të Kosovës. Sipas saj, në rezolutë do të prezantohet qëndrimi i qartë i GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Duke u ndalur te njohjet e reja të Kosovës si shtet i pavarur, çitaku theksoi se i gjithë kori diplomatik do të jetë thellësisht i angazhuar për prezantimin e qëndrimit për njohje tek përfaqësuesit e vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›