Hyseni në Nju Jork, takime për njohje të reja
Në kuadër të një axhende intensive që synon rritjen e njohjeve të Kosovës, Hyseni do të ketë dhjetëra takime të tjera gjatë ditëve të ardhshme. Ai u ka shpjeguar bashkëbiseduesve të tij përmbajtjen, kuptimin dhe rëndësinë e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organit kryesor gjyqësor të OKB-së. Në këtë rrafsh, ministri ka ofruar një shpjegim të detajuar të mendimit, vendimi për të cilin u mor nga shumica dërrmuese e gjykatësve dhe që ishte i qartë, pa shumëkuptimësi dhe në të gjitha pikat në favor të Kosovës.
Duke vënë theksin në faktin se shpallja e pavarësisë nuk ka shkelur asnjë rregull të së drejtës ndërkombëtare, kryediplomati kosovar nënvizoi se GJND-ja rikonfirmoi të drejtën e Kosovës për shtetësi. Sipas tij, tani është koha që shtetet të cilat kanë pritur mendimin e GJND-së, të njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Të gjitha takimet e ministrit Hyseni janë karakterizuar nga një atmosferë shumë pozitive dhe e ndryshme nga ajo që ka mbizotëruar përpara shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përveç takimeve intensive, gjatë ditëve të kaluara janë shpërndarë edhe 121 letra-kërkesa të ripërsëritura të Hyseni drejtuar ministrave të Jashtëm të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.