Edhe Kuvendi reagon për makinën e Shullazit

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu, duke përgënjeshtruar zërat e publikuar sot në media, tha se makina tip Benz TR 2703 L nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë.
"Sqarojmë se kjo nuk është e vërtetë, pasi nga muaji qershor 2011 makina e lartpërmendur i është dorëzuar Rezervave të Shtetit, një veprim ky i kryer në përputhje me ligjin dhe që tregohet qartë dhe nga procesverbali i dorëzimit dhe hyrja e mjetit në Rezervat e Shtetit", tha sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.
Ai nënvizoi se lajmi i publikuar në shtypin e sotëm është "një mashtrim dhe është larg profesionalizmit, etikës dhe misionit që ka media". /Start/
2011-11-10 11:23