Edhe Liverpooli pas Mehmedit

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, ‘Reds’ janë bërë rivalë të Sunderlandit, për ta sjellë në Angli gjatë janarit 20-vjeçarin. “Liverpooli ka dërguar skautë për ta monitoruar Mehmedin dhe do të luftojë me Sunderlandin për ta bërë atë të vetin në janar”, shkruan ky tabloid.
Përpos këtyre dy skuadrave angleze, përfaqësuesi zviceran pëlqehet edhe nga ekipi gjerman, Nurnberg. Trajneri i këtij ekipi, Dieter Hecking e ka shfaqur hapur admirimin për futbollistin e Zurichut.
Mehmedi është bërë shënjestër edhe nga ana e skuadrave italiane. Atë e dëshirojnë Palermo dhe Atalanta. Mehmedi ka shënuar 13 gola nga 47 paraqitje për Zurichun, ndërsa është bërë pjesë e rregullt e përfaqësueses zvicerane.
Mehmedi është vëzhguar nga afër nga menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce dhe nga trajneri i Nurnbergut, Dieter Hecking. Ndërkohë, për ta përcjellë atë më nga afër, skautë në stadium kanë dërguar edhe Liverpooli e Palermo.