E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Napoli e kuptova çka është pasioni për klubin

Blerim Xhemajli ka folur për eksperiencën në fanellën e Napolit. Mesfushori shqiptar aktualisht gjendet i grumbulluar me Kombëtaren zvicerane, por ai ka gjetur kohë të tregojë edhe për përvojën që ka marrë në Itali dhe për momentet magjike në fanellën Azzurri.

“Jam në Itali qe disa vite dhe kam mësuar shumë. Mirëpo, vetëm me fanellën Azzurre kam zbuluar se çka do të thotë të kesh pasion për një skuadër futbolli”, deklaroi ish-futbollisti i Boltonit, Torinos dhe Parmës për uebfaqen RSI.ch.

Përfaqësuesi zviceran ka folur edhe për ekipin Helvetik, i cili nuk arriti të kualifikohet në Euro 2012.

“Zvicra është një skuadër e re që duhet të zhvillohet ende dhe të fitojë eksperiencë. Ndoshta pikërisht për këtë faktor nuk kemi arritur ta kapim një vend për Euro 2012”, vazhdoi Xhemajli, i cili zhvilloi dy ndeshje miqësore me Zvicrën, ditëve të fundit. Xhemajli ishte transferuar në Napoli gjatë verës që shkoi nga Parma, ku kaloi dy sezone.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›