Edhe Lugina në bisedime

Ky reagim i kësaj shoqate vjen pas lajmit të publikuar se serbët e veriut do të jenë pjesë e delegacionit të Serbisë, ndërsa të jugut në delegacionin e Kosovës.
Në reagimin e “Vatrës” thuhet se shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë zgjedhur rrugën e demokracisë, rrugën e institucioneve demokratike për të zgjidhur problemet e shqiptarëve të kësaj ane.
“Ashtu siç i kemi pranuar gjithmonë këshillat e miqve tanë amerikanë e evropianë, kërkojmë nga ata, gjithsesi që në këto momente, në këto bisedime me rëndësi të madhe, përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore të jenë pjesë e bisedimeve Kosovë –Serbi. Duke zgjidhur çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore ndihmojnë stabilitetin e rajonit”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Vatra”.