Kompany pret këndelljen e Man Cityt

Kapiteni Vincent Kompany beson se është vetëm çështje kohe para se Manchester City të gjejë formulën fituese në Ligën e Kampionëve.
City mbetet ende në kërkim të fitores së parë në edicionin e sivjetmë të garës elite të klubeve evropiane dhe ka vetëm një pikë pas tre xhirosh në Grupin D. Por, Kompany është optimist se skuadra do të këndellet.
“Nëse shikoni edhe klubet tjera angleze në garë, ju nevojit kohë. Është sfidë për ne, sidomos pas vetëm një barazimi por besoj se do të përmbysim gjithçka”, deklaroi Kompany për të përditshmen angleze The Guardian.