E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie Shqipëria

Shqipëria gjendet në pozitën e 98-të, sipas renditjes së publikuar të premten nga FIFA. Kuqezinjtë kanë pësuar rënie për një pozitë nga ranglista e muajit të kaluar.

Rezultat i kësaj është humbja 4-1 nga Suedia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin botëror 2010 dhe barazimi 0-0 me Estoninë javën e kaluar. Mbi Shqipërinë gjenden Kina, Kuba, Malawi, Angola e Moldavia e 93-ta.
Në krye të renditjes ka dalë Spanja duke tejkaluar Brazilin, që ka rënë i dyti.

Kampioni i Europës është rikthyer në krye pas fitoreve në ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Austrisë. Holanda është e treta, ndërsa kampioni i botës Italia renditet e katërta. Portugalia është ngritur për pesë pozita dhe gjendet e pesta, para Gjermanisë dhe Francës që përcillen nga Argjentina, Anglia dhe Kroacia që kompletojnë dhjetë pozitat e para.

Renditja e FIFA-s

1 Spanja 1622 pikë
2 Brazili 1592
3 Holanda 1279
4 Italia 1215
5 Portugalia 1181
6 Portugalia 1170
7 Franca 1122
8 Argjentina 1085
9 Anglia 1063
10 Kroacia 1050
98 Shqipëria 327

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›