E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Milan e Liverpul në garën për Behramin

Valon Behrami duket gjithmonë më pranë "divorcit" nga Lacio. Mesfushori me origjinë shqiptare, që mbron ngjyrat e kombëtares zvicerane, nuk është dakord me propozimin për rinovim të ofruar nga klubi i Serisë A. Mesfushori synon të luajë në Champions dhe i ka propozuar presidentit Lotito këtë zgjidhje: kontratë e zgjatur një vit, deri më 2011 dhe rrogë që nga 400 mijë euro shkon në 1 milion. Kreu i klubit bardhekaltër është përgjigjur negativisht dhe i ka ofruar rinovim për pesë vjet të tjera me rrogë 650 mijë euro në sezon. Menaxheri i Behramit, Beltrami ka lënë të kuptohet se do të shfrytëzojë nenin 17 të FIFA-s për të prishur kontratën. Interesimi nuk mungon dhe të fundit që i janë shtuar listës janë Milani e Liverpuli. Skuadrat e tjera që kërkojnë shërbimet e 23-vjeçarit janë Bajerni i Mynihut, Sevilja, Totenhem, Portsmuth e Fiorentina. Nëse përdoret klauzola e FIFA-s, të gjitha këto skuadra mund ta blejnë kartonin e Behramit për vetëm 1,8 milionë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›