Emigrantet do te paguajne 2 per cdo dergese
Paguajne vetem ata qe jane emigrante dhe nuk kane matrikullin INPS apo kodin fiskal Ligji 148 i 14 shtatorit 2011 i ardhur ne fuqi me date 17 te te njejtit muaj ka percaktuar detyrime te reja per te gjithe operatoret e dhe klientet e sherbimeve te transferimit te parave ne Itali. Praktikisht eshte parashikuar nje takse e barabarte me 2 te shumes qe transferohet per nje minimum takse prej 3 eurosh. Ajo paguhet duke blere nje pulle-takse dhe i dorezohet operatorit qe kryen transferimin e parave. Kjo takse nuk duhet paguar nese transferimin e parave e ben nje shtetas komunitar dhe nese parate shkojne drejte nje vendi anetar te BE-se. Perjashtohen nga pagesa e kesaj takse te gjithe te huajt e pajisur me kodin fiskal dhe jane te regjistruar ne INPS pra kane matrikullin INPS. Mjafton te kesh matrikullin INPS dhe kodin fiskal per te qene i qete. Mund te dergosh para pa paguar takse nga cilido shtet te jesh e cilido qofte destinacioni i parave. Taksa e re vec pakenaqesise se kuptueshme ka krijuar shume paqartesi dhe veshtiresi mes emigranteve dhe operatoreve te Money Transfer ndaj per sa kohe taksa eshte ne fuqi e shohim te udhes te sqarojme kush duhet te paguaje 2 mbi shumat e derguara ne atdhe apo gjetke.