E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Idea asht forcë

Anton Harapi

Kur nji ide ngallnon në nji nieri, njimend se ven nen veti të gjitha fuqit tjera, por nji herit krijon në të një fuqi të re e të mrekullueshme: nieri at herë kapërcen veprimin e zakonshem, kapet në rend të fatosavet; e po i a duel t’a përpanojë iden e vet në nji çetë a në nji lagje, aj sundon, e sundimi i tij merr aq haptë, sa janë ata, të cilët i binden asaje ide.

Shum herë punët e mdha shihen ma mirë e ma kjartë nder punë të vogla: në ni katund a në nji lagje, kush lypet e kush pvetet? Kush prin, e mbas kuj rregullohen fjalët e punët? Zakonisht pasanikët përbajn aristrokacin ( parin) e vendit, por as këta s’kan çë të bajn pa pleqt, pa oratorat, pa ata, të cilvet nuk u bjen fjala në tokë. Gjykimi me vend, fjala e prumt e nji nieri çë do, nder çashtje të kapërthyeme, nder rasa e nevojë të përbashkta, kaparojn bindjen e tjervet për të; aj merr pozicjon, tjerët lidhin e zgjidhin e bajn be për krye e për fjalë të tij; aj ka ba për veti opinionin publik; idet e tija ngallnojn n’at rreth.

Edhe nder popujt e qytetnuem kush ka ba për veti opinionin publik, ka në dorë zembrën, shpirtin e jetën e popullit.

Qeverit, organizatat, shoqnit e parit e ndryshme bajn çë mos për me pasë, e në mos e paçin,- për me e ba shtypin për veti; për kët qellim derdhen miljona e miljarda, pse shtypi asht mjeti ma i afti për ta ba opinionin publik.

Vërte, se edhe tash së voni nder shumë shtete t’Evropës kjenë ba lufta civile për ngalnimin e idevet, por këto, për pos se janë mjete ekstreme- e të thuhesh të panatyrshme, janë edhe të pamjaftueshme për me e mbajt e me vijue ngallnimin e bam; pa bindjen e mendes së shumicës, nji vend s’ka qetsi as përparim. Opinioni publik i bam në baze të shndosha asht pajtimi e lumnija e nji vendi…

… Shum fjalë e parime, qi, a nepërmjet të shtypit a përpjekjeve tjera, enden në publik, nuk kanë jetë ma se 24 orë. Nji medim i ri, po u çfaq kjartë e në mënyrë të terhjekshme, po preku shpirtin e shumicës, ka për t’u endë anë e kandë nder rrethe, e, si të flitet për të pro e kontra, mentaliteti i ambjentavet, ja ka m’e qitë e m’e lanë, e ajo ide ka me humbë për mos me çue krye ma, ja ka më e pëlqye; në kët rasë, mendimi i çpallun, me nji fuqi të bindshme, çilë rrugë e depërton në jetë, tue marrë pozicjon; at herë populli e ban të veten ( e asimilon), a ma mirë me thanë, idea e ban për veti shumicën. Kjo mandej, asht fjala e popullit, opinioni publik, vox populi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›