Mbyllen kioskat e Kunatit, projekti drejt dështimit
Një pjesë e 12 kioskave të shtuara te Pedonalja në fshatin turistik për festat e fundvitit, biznes i nisur nga bashkia e Tiranës, kundrejt tarifës prej 3000 euro në muaj, kanë mbyllur aktivitetin.
Dje në mesditë, disa prej kioskave, të shtuara ditën e Panairit të verës organizuar nga bashkia e Tiranës, dy ditë më parë, ishin të mbyllura, ndërsa ato që ishin hapur janë bosh, raporton shqiptarja.com. Shumica e kioskave, mbajnë emrat e kantinave të njohura të verës.
Por edhe pse u hapën me shumë bujë, dhe u reklamuan nga kryetari i bashkisë Basha dhe disa ministra si tregues të lulëzimit të këtij biznesi, ato tashmë janë mbyllur. Kioskat e drunjta, rreth 40, të vendosura te rruga Pedonale, te kinema Millenium, u vendosën një javë më parë. Pas ketij biznesi qendron kunati i Lulzim Bashes, Erion Isufaj.