E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe PSG, në garën për Lorik Canën

Numri i pretendentëve për Lorik Canën vazhdon të rritet. Të fundit që i është shtuar listës së ekipeve që konkurrojnë për shërbimet e mesfushorit shqiptar janë francezët e PSG-së.

Parizienët janë skuadra që e ka promovuar kuqeziun në futbollin e madh, ndërsa aty ai ka luajtur si profesionist nga viti 2002 deri më 2005, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Në fillim të sezonit 2005-`06, pas ndryshimeve në stafin teknik të skuadrës, Cana u largua në drejtim të Olimpique Marseilles, duke nxitur zemërimin e tifozëve ndaj drejtuesve të klubit. Mbështetësit parizienë vazhdojnë ta admirojnë për lojën dhe shpirtin e tij të sakrificës.

Megjithatë, blerja e shqiptarit nga PSG-ja nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi për të interesohen Lazio në Serinë A italiane, Schalke, Hamburg e Stuttgarti në Bundesligën gjermane dhe Tottenhami, Evertoni e Fulham në Premier League-n angleze. Në të gjithë këtë situatë, mbetet për t`u kuptuar edhe qëndrimi i Gallatasarayt, nëse do ta shesë apo jo Canën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›