E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Tevez, arrihet marrëveshja

Interi ka përfunduar gjysmën e punës. Zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me Carlos Tevez për transferimin e tij sezonin e ardhshëm në klubin e Serisë A.

Tashmë mungon vetëm që të bindet Manchester City, klubi në të cilin luan aktualisht sulmuesi argjentinas dhe kjo mund të jetë pjesa më e vështirë.

Sipas Corriere dello Sport, Inter i ka ofruar futbollistit një kontratë 5-vjeçare me 7 milionë euro në sezon dhe prokuratori i tij ka pranuar.

Manchester City e vlerëson Tevez 40-45 milionë euro, por Inter shpreson që të mbyllë operacionin për 30 milionë euro. Pra, 10 milionë euro ndajnë Inter nga Tevez.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›