E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kjo politikë e pabesë, duhet të marrë fund

Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar sot ne Burrel kandidaten socialiste për këtë Bashki, zonja Afelina Farriçi.
 

Në fjalën e tij përballë qytetarëve të mbledhur me këtë rast, Rama vijoi sërish akuzat ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke u ndalur në politikën e baltosjes dhe të korrupsionit, e cila nuk i lë udhë qytetarit të shprehë mendimin e tij.

Më tej, akuzat e kreut opozitar kanë qënë të ashpra, ndërsa thekson se Saliu, ankohet për sharje dhe shpifje ndërsa krejt e kundërta paraqitet, pasi “Saliu është njeriu që ka shpifur më shumë”.  “Qeveria ka dalë nga vjedhja e votës. Vjedhja e votës, për të grabitur vendin. Ne bëjmë atë që premtojmë. Saliu të përgjigjet për çmimet e rritura”.

Rama akuzoi Berishën dhe politikën e djathtë, i cili e ka lënë Burrelin të varfër dhe të pazhvilluar, ndërsa shifra një milion të papunë nuk është një shpifje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›