Edhe PSG pas Dimitar Berbatov

Paris Saint Germain raportohet se është i interesuar të transferojë sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.
Sumuesi bullgar ka edhe një vit në kontratën e tij, ndërsa pritet të shitet nga United këtë verë, pavarësisht se lojtari thotë se dëshiron të mbetet tek ky ekip.
Le Parisien shkruan se ai është vënë në shënjestrën e PSG, që ka para për të harxhuar pas kalimit në pronësi të pasanikëve arab.
Çmimi i Berbatov pritet të jetë nga 15 deri në 20 milionë euro.