Edhe Picasso, edhe kampion!
Vorbulla e zhurmshme e ndeshjeve të futbollit të këtyre ditëve, ku përplasja “kozmike” qëlloi të jetë ajo midis Barçës e Realit, nuk mund të mos na përfshinte edhe ne, një grup miqsh të sapodalë prej mjediseve të paqta të Galerisë Kombëtare të Arteve, ndërsa ishim mbështjellë ende me vellon e mrekullueshme të mbresave nga ekspozita e piktorit tonë të famshëm, Ibrahim Kodra, i quajtur shpesh edhe si Picasso i Shqipërisë për stilin dhe vlerat e punimeve të tija tashmë të njohura në të gjithë botën, ashtu si dhe ato të mjeshtrit të papërsëritshëm të penelit spanjoll. Të ndikuar nga kjo atmosferë plot art, dhe sport në të njëjtën kohë, natyrshëm ju kujtova miqve të mi, me të cilët sapo kishim ndarë përshtypjet e ekspozitës në fjalë se, piktori ynë ndërsa kishte nisur të përvijonte rrugën e tij të një fryme surrealiste që do të ngjizej edhe me atë të stilit kubist, ç’ka i dha më vonë atij portretin me të cilin e njeh sot e gjithë bota, pikërisht atëherë, në rininë e hershme qe shpallur edhe kampion i Shqipërisë në garat atletike të hedhjeve të gjyles e të diskut! Edhe pse ky fakt ishte përmendur aty - këtu në fillim të viteve 90-të, kur na u krijuan edhe mundësitë e njohjes së vlerave të shqiptarëve të vërtetë që jetonin jashtë vendit, bashkëbiseduesve u bëri përshtypje rasti në fjalë sepse vura re që patën kureshtje për të mësuar diçka më shumë për Picasso-n e Shqipërisë që na paska qenë edhe kampion.
Kisha dëgjuar shumë për veprën e Ibrahim Kodrës, që pasi kishte kaluar fëmijërinë në fshatin e tij Ishëm, me shkëndijat e artit pikturesk që ndezi në Tiranë, shkoi për studime në Itali ku në mjediset e akademive dhe studiove të Milanos arriti të bëjë emër të madh. Dija diçka edhe për “karrierën sportive” të tij, kështu që pasi m’u dha rasti në rrethana fatlume, siç e kam treguar edhe në librin tim “Kujtime të një gazetari sportiv”, pasi e takova në një ditë me diell, ju pata lutur të më tregonte veç të tjerave edhe diçka si kampion i vendit në atletikë, ashtu siç ishte i njohur tani si kampion i padiskutueshëm edhe i pikturës shqiptare. Pjesëzat që do të riprodhoj më poshtë nga ajo intervistë e mes viteve ‘90-të me Mjeshtrin Kodra, që tashmë bën pjesë në familjen e artistëve më të shquar evropianë të kohës, mendoj se mund të plotësojë një tjetër kureshtje rreth asaj jete të çuditshme të tij, ndoshta ende të panjohur.
”...Maestro, jam gazetar sportiv dhe do të isha i lumtur që ta prekja dorën tuaj që ju bëri të famshëm në të gjithë botën!
”Ke gjet tamam njeriun e duhun sepse edhe unë jam sportist”, - më tha, teksa i qeshën sytë e tij të butë. M’u duk se me këtë të folur, mjeshtri ynë i famshëm, i larguar prej kohësh nga vendi ku kishte lindur, ruante një shqipe të pastër dhe të bukur, karakteristike e një stili të atyre intelektualëve të viteve ‘30-të, ç’ka e pata vënë re edhe gjatë një takimi me kampionin e parë të Shqipërisë në futboll, Haki Korça, kur e pata takuar në Toronto të Kanadasë, ku ai jetonte. Dhe filloi të flasë duke thënë se atje në Itali ku ishte prej rreth 60 vjetësh, ka miq shumë gazetarë sportiv. “De Zan, - më tha, - e njeh? Ai dhe Bruno Pizul kanë në shtëpitë e tyre shumë piktura të miat. Edhe Masimo De Luca. Edhe Trapatoni, Valter Zenga, të gjithë këta, besoj i njef ? Silvio Berluskonin e kam mik. E kam klient të rregullt. Ai ka nja 17 piktura t’miat, ndërsa Fininvesti 26 copë, nga ma t’mirat. Si the, a kam qenë kampion? Po, kam qenë kampion i Shqipënisë më 1933, edhe në gjyle edhe në disk dhe Riza Lushta e kishte për mburrje të rrinte atëkohë me mu’. Isha kampion. A e ke njoft Rizain, ka qenë futbollist i madh, ka lujt me Juventusin dhe ka qenë me nam. Meazza e donte shumë. Edhe për Meazzan ke digju besoj, ka qenë futbollisti ma i famshëm italian. Picasso-n e kam njoft që më 1948-ën në Paris. Ka qenë miku im ma i madh dhe ma i mirë. Kemi hap katër ekspozita bashkë dhe në të gjithë botën galeritë kanë tablo të mijat dhe t’atij. Deri tash m’kanë dhanë nja 200 çmime dhe medalje, kam hap ekspozita personale, kurse në ekspozita kolektive nuk mbaj mend se në sa vende të botës kam marrë pjesë”. Dhe mjeshtri i shquar, nga poltroni ku qëndronte gjatë gjithë kësaj bisede, u anua pak nga unë, si për të më dhënë mundësi që t’ja prekja edhe njëherë ato duart e tija të arta. Kishte folur ai, shqiptari i madh, për të cilin kanë thënë e shkruar se bën një pikturë që i përket një stili origjinal dhe se është një krijues krejt i çliruar nga kufizimet e shkollave dhe kodeve zyrtare, duke qenë kështu një artist i përkryer. Fliste kështu Ibrahim Kodra, që veçse një Picasso, është edhe një kampion!
(er.nu/GSH/BalkanWeb)