Ndotje alarmante nga furrat e gëlqeres, djegin goma makinash
Krujë- Ndotja alarmante nga furrat e gëlqereve që djegin goma makinash është kthyer sërish.
Në fshatin Halil të Krujës ky fenomen ka disa kohë që ndodh dhe në një pamje nga sipër nuk duket asnjë shtëpi për shkak të smogut.
Pronarët e këtyre furrave e shohin si më të leverdisshme djegien e gomave, sesa djegien e drurëve, pa marrë parasysh se po shkaktojnë një dëm të madh ekologjik.
Edhe pse furrat ndizen gjatë natës dhe vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit, gjatë ditës dioksidi i karbonit është present në shtëpitë e banorëve dhe prej tij janë shkaktuar dhe shumë sëmundje.
Ndërsa për furrat e tjera që punojnë me dru, masakra është edhe më e madhe pasi janë shkatërruar me qindra hektarë pyje, që edhe kjo ka sjellë një dëm të madh mjedisor.