Nano president? Berisha: Kandidati do jetë nga PD
TIRANË- Kryeministri Berisha ka deklaruar sot nga Bashkia e Kamzës se mazhoranca do të paraqesë kandidaturat e saj për presidentin e ri.
I pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Nanos si president, kreu i ekzekutivit shqiptar është treguar i rezervuar, duke u shprehur se, “Sot nuk do flas për politikë, sepse jemi këtu për një çështje me shumë rëndësi sikundër është mjedisi. Unë ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”.
Edhe në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë, kryeministri Berisha ka deklaruar se presidenti i ardhshëm do të dalë nga rradhët e PD, duke mos përjashtuar edhe konsultimet me opozitën. Ndërkaq, ish kryeministri socialist Fatos Nano mbrëmjen e kaluar i ftuar ne nje emision televiziv ka shprehuar sërisht ambicien e tij për të qenë kreu i ri i shtetit.
Kryeministri Berisha iu bashkua sot, aktiviteteve të komunitetit të bashkisë Kamzë, në “Ditën e Shqipërisë së pastër”. Fillimisht, Kryeministri inspektoi rehabilitimin e një terreni dikur tepër problematik, e kthyer në vendgrumbullim të mbetjeve urbane.
Kryeministri iu bashkua komunitetit lokal të lagjes numër 1, në hyrje të qytetit, në pastrimin e territorit të saj, mbjelljen e pemëve dekorative dhe vendosjen e sistemit të ri të grupit të kazanëve me seleksion për mbeturinat. Ky aksion vazhdoi me mbjelljen në mënyrë simbolike, nga Kryeministri, të një palme në qendër në Kamzës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Nano: Unë President, do takoj Ramën, Berishën e Metën VIDEO: Nano president? Berisha: Mazhoranca ka emrat e saj