Kaka, gati rikthimi
Më 3 janar “Galaktikët” do të udhëtojnë drejt Osasunës, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Primera Divizionit në stadiumin “Pamplona”. Kaka nuk luan që prej datës 29 nëntor, kur u dëmtua në humbjen përballë Barcelonës.“Ndihem shumë mirë, jam shëruar plotësisht”, pohoi braziliani për të përditshmen sportive spanjolle “As”.