Tifozët e Botafogos: Duam Ronaldinjon, tani!
“Me këta lojtarë do të biem nga kategoria, pikërisht në vitin e njëqindvjetorit”, thuhej në një nga pankartat. “Dhe pastaj kanë kurajën të flasin për ardhjen e Ronaldinjos. Atëherë duam të na e sjellin që tani”. Kjo ishte një nga kërkesat e tifozëve brazilianë.Për agjentin e lojtarit të Milanit janë bërë disa kërkesa në formë të shkruar, por 28-vjeçari i ka premtuar besnikëri kuqezinjve. Mbështetësit e klubit nga Rio kanë protestuar kundër drejtuesve të klubit dhe kundër lojtarëve të afruar së fundi, që sipas tyre, janë të padenjë të veshin fanellën që dikur e ka veshur i madhi Garrinça.