Kapelo: Bekam mund të jetë në Botëror
34-vjeçari u huazua nga LA Galaksi tek Milani dhe Kapelo pret që ai të tregojë nivel të lartë në lojën e tij te kuqezinjtë. “Sigurisht që do ta marr, nëse është në gjendje të mirë fizike në fund të sezonit. Nuk ka rëndësi mosha, por cilësitë, që tek Bekami nuk mungojnë. Është serioz, profesionist dhe Kupa e Botës është shumë e rëndësishme për të”, tha trajneri italian për “Gazzetta dello Sport”.Gjithashtu, ai foli edhe për kampionatin anglez: “Premier Liga është kampionat më interesant dhe më tërheqës në botë. Stadiumet janë gjithnjë plot, atmosfera është e ngrohtë, ndryshe nga Italia”.