Mançini beson: Mund ta fitojmë titullin
Italiani e ka nisur me dy fitore rresht aventurën e tij tek anglezët dhe tashmë sheh përpara: “Është normale të mendojmë se mund të fitojmë kampionatin. Janë edhe 19 ndeshje për t’u luajtur”, tha Mançini për “The Sun”.Ish-tekniku i Interit e ka gati “recetën”: “Nëse përqendrohemi dhe i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, mendoj se kjo është e mundur. Kemi një skuadër të mirë, më të mirë nga sa e mendoja në fillim”.