E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Reali mendon për Fabregasin


"Marca" shkruan se Reali i Madridit po përpiqet të befasojë Barcelonën duke nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Objektivi numër një i Madridit besohet të jetë kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, por mbretërit janë duke kërkuar zgjidhje në qoftë se ata dështojnë të sigurojnë shërbimet e anglezit.

Barcelona tashmë ka filluar bisedimet me klubin londinez, por oferta e parë prej 29 milionë eurosh për Cesc është refuzuar nga Arsenali.

Marca thotë se Madrid do të kthehet nga Fabregas vetëm nëse Gerrard vendos të qëndrojë në Anfield, pasi trajneri i ri i Realit, Jose Mourinho, preferon kapitenin e Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›