Anglia jep 23 milionë euro për refugjatët në Rripin e Gazës
Britania e Madhe njoftoi sot se do të japë një ndihmë prej 23 milionë eurosh për refugjatët në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje që Izraeli të heqë bllokadën.
"Situata në Gaza nuk është as e pranueshme, as jetësore", deklaroi ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Endrju Miçëll, duke theksuar se ndihma do të investohet në financimin e shkollave dhe shërbimeve spitalore. Kjo shumë u akordua në kuadër të një plani ndihme prej 100 milionë eurosh në pesë vjet, që u nënshkrua me agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë në vitin 2006.
"Ka një nevojë të menjëhershme për të hyrë në Gaza dhe për të ndërhyrë në përmirësimin e situatës humanitare me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për tu dhënë mundësi të rinjve në Gaza për një të ardhme më të mirë", theksoi ministri britanik.