E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila: Nuk flitet me per largimin e shpejte te Spanjes, si dikur

David Vila eshte padyshim nje prej lojtareve me te mire ne bote per momentin. Jo me kot ekipi i Barcelones hodhi shuma te medha, per te fituar sherbimet e sulmuesit te dalluar, ne edicionin e fundit ne Spanje. David Vila flet me optimizem se ekipi i tij kombetar, Spanja, pas suksesit qe siguroi ne "Euro 2008", do te kete shanse te medha per te ngritur trofeun e Kupes se Botes ne eventin "Afrika e Jugut 2010".
Cfare sekreti fshihet te loja e Spanjes, pas paraqitjeve pozitive te viteve te fundit ne lojen e kesaj skuadre?
Mendoj se ia kemi dale mbane dhe kemi ruajtur te njejtin stil loje, gjate gjithe sezoneve te fundit. Gjeja me e rendesishme per ekipin tone eshte skuadra solide, e cila nuk eshte ndertuar per nje apo per dy muaj. Ne kemi luajtur bashke gjate tre sezoneve te fundit. Gjithashtu kemi mundur qe te shpalosim nje filozofi gjithnje ne zhvillim dhe nuk ka asnje dyshim, se kjo gje eshte reflektuar edhe ne fushen e lojes.
Cili eshte verdikti juaj per ekipet kundershtare te Spanjes, ne Boterorin "Afrika e Jugut 2010"?
Ne mund te dukemi teorikisht te kualifikuar, por do te jete e veshtire qe te fitojme edhe ndeshjet ne fazen e grupeve. Ne nuk e njohim mire ekipin e Hondurasit, por ata jane teper me solide dhe i kam pare se luajne shume mire bashke, ndaj edhe e kane merituar nje vend ne finalet e Kupes se Botes. Zvicra ka nje ekip me lojtare te rinj, dinamike dhe qe luajne sipas nje stili evropian. Ne kendveshtrimin tim, Kili eshte skuadra me e veshtire e grupit, sepse ka paraqitur nje performance te mire ne ndeshjet e zones kualifikuese te Afrikes se Jugut. Ata kane nje ekip kompakt, teper kompetitiv dhe gjithashtu shume te forte.
Cfare kujtimesh ruani nga Kupa e Botes "Gjermania 2006"?
Ne e nisim me nje fitore te madhe (4-0 ndaj Ukraines). Faza e pare ishte shume e mire, por me tej na ra Franca ne ndeshje direkte (Raundi i 1/ 16). Spanja nuk luajti shume mire ne ate ndeshje dhe u largua me shpjet nga Boterori. Une personalisht realizova tre gola, por akoma finalet e kater viteve me pare me kane lene nje shije te hidhur.
Me pas erdhi edhe triumfi ne "Euro 2008". Ishte kjo nje shenje rikthimi per kombetaren e Spanjes?
Sigurisht. Dinamika e ekipit tone kombetar ishte ajo qe ne kishim nevoje per te ndryshuar para se te shenonim suksesin. Ideja se "Spanja luan futboll te kendshem por shkon shpejt ne shtepi", ose, "ata mendojne se jane kampione para se te filloje turneu", apo "Spanja nuk ka fat te goditjet e penalltive", jane tashme slogane qe i perkasin se shkuares. Mendoj se kjo skuader dhe mentaliteti i saj do te mbetet edhe per disa vite te tjera me radhe. Ne kemi ndertuar nje ekip me futboll te stabilizuar dhe kjo gje eshte paraqitur ne fushen e lojes.
Cili eshte ndryshimi i kesaj skuadre, nga ekipi me klasin e larte qe fitoi ne vitin 2008 titullin e Kampiones ne Spanje?
Pak a shume eshte po ajo skuader. Por ekipi aktual ka disa lojtare me te rinj ne moshe. Struktura e ekipit tone ka mbetur e paprekur dhe ai stil loje vazhdon te aplikohet. Kemi kohe qe luajme bashke dhe mjaft lojtare kane arritur te fitojne disa trofe. Kjo skuader eshte pjese e vazhdimesise se asaj qe triumfoi rreth dy vite me pare.
Megjithate vitin e kaluar Spanja nuk eci sipas planeve te saj ne Kupen e Konfederatave. Cfare mesimi nxoret nga ky turne?
Dicka nga turneu i kaluar: Brenda dites mund ta shohesh veten te eliminuar, jashte kompeticionit. Ne nuk paraqitem me te miren e mundshme nga vetja jone, ndaj SHBA-se (ne gjysme-finale). Nuk po them se kemi luajtur keq, sepse krijuam shanse te medha per te shenuar gola, ndaj nuk meritonim qe te largoheshim aq shpejt.
Si do ta pershkruani dyshen sulmuese te Spanjes, qe ndahet mes jush dhe Fernando Torresit?
Ne kemi luajtur bashke per nje kohe te gjate dhe se bashku arrijme te bejme diferencen ne fushe. Kjo nuk eshte paresore, sepse jane momentet ato sikurse ka edhe sulmues te tjere, te cilet mund te bejne gjithashtu diferencen ne fushe. Megjithate ne do te kemi nje partner-ship te mire, sepse kemi dhene prova edhe ne te shkuaren, per nje gje te tille.
Sa pozitiv konsiderohet prania e dy lojtareve te Barcelones, Ksavi-Andres Iniesta, me te cilet do te jeni shoke te nje skuadre ne edicionin e radhes?
Po aq mire sa edhe fakti se ata jane lojtare teper te zgjuar, sepse me ta kam luajtur me pare dhe shpresoj qe te paraqesin te njejtin nivel te larte ne lojen e tyre. Ata luajne sipas nje insekti te caktuar edhe kane freskine e duhur, per te vene ne veshtiresi mbrojtjet e ekipeve kundershtare. Kjo do te thote gjithashtu se sulmuesit e Spanjes do te jene gjithmone gati qe te furnizohen si duhet me topa.
Perfundimisht, historia na paraqet vetem nje ekip, Gjermanine Perendimore qe arriti te fitoje Kupen e Botes se vitit 1974, pas titullit te Evropianit 1972. Cfare mendimi keni ne lidhje me kete fakt?
Mire, por keto rekorde mund te thyhen dhe te shpresojme se ka ardhur tamam koha qe edhe Spanja te arrije te njejtin sukses, ne fund te gares.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›