Zaccheroni: Mourinho i dobët taktikisht

Ish-trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka deklaruar se Jose Mourinho është i dobët nga ana taktike, por u shpreh i bindur se ai do të ketë sukses te Real Madridi.
"Mourinho zgjodhi të largohet, sepse ai tani e di se Interi është i gatshëm të triumfojë edhe pa të. Ai është dikush që ka nevojë për armiq, më pas ai ofendon dhe kjo vërtet nuk më pëlqen. Sidoqoftë, unë mendoj se ai do të bëjë mirë në Madrid. Askush nuk di t'i motivojë lojtarët si ai", u shpreh Zaccheroni për Il Giornale.