E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiri i Meksikës, BP bllokon rrjedhjen

Nga kupola e vendosur mbi pusin e naftës në Gjiri e Meksikës tani po mblidhen rretj 10 mijë fuçi naftë në ditë.
Drejtori ekzekutiv i British Petroleum, Toni Heywards tha se sasia po shtohet që prej të shtunës dhe është më shumë se gjysma e 19 mijë fuçive, që derdhen çdo ditë në det. Ai tha për BBC se BP do t'a kthejë Gjirin e Meksikës në gjendjen e mëparshme.
Kupola shërben për ta mbledhur shumicën e naftës që ka dalë në det, në një anije që qëndron në sipërfaqe. BP shpreson të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme, por sipas drejtuesve nuk do të përfundojë përpara gushtit. Si British Petroleum dhe administrata amerikane janë kritikuar për menaxhimin e situatës.
Rrjedhja e naftës dhe ndotja prej saj është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore neë historinë e Shteteve të Bashkuara. Platforma u mbyt më 20 Prill, duke u marrë jetën dhe 11 punëtorëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›