E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi fiton fuqishëm ndaj Parmës

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Parmës në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A, sfidë që ishte edhe e para në stadiumin e ri të 27 herë kampionit të Italisë. Juventusi e filloi takimin duke e dominuar atë.
 

Pas disa gjysmërasteve, vjen në shprehje gjenialiteti i Andrea Pirlos, i cili me një pasim fantastik e gjeti transferin e ri Stefan Lichtsteiner i cili pasi u hap bukur, shënoi për 1-0 dhe golin e tij në debutim për bardh e zinjtë. Pjesa e parë mbaroi me këtë rezultat dhe në pjesën e dytë vetëm sa u fuqizua fitorja e parë pas tri vitesh e Juventusit ndaj Parmës.
 

Me këtë fitore Juventusi përkohësisht ngjitet në krye të tabelës në Serie A pas shumë kohësh, kjo falë paraqitjes së jashtëzakonshme të transfereve të reja, e sidomos të Andrea Pirlos i cili bëri dy asistime.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›