E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet kampionati botëror i vrapimit malor

Është zhvilluar sot për herë të parë aktiviteti i 27 botëror i vrapimit malor në Tiranë. Në këtë garë kanë marrë pjesë 427 pjesëmarrës nga shumë vende të botës.

Gjithashtu në këtë aktivitet kanë qenë pjesë edhe vrapues shqiptarë që sipas kordinatores së garës Liljana Gjerazi Karanxha kanë konkuruar denjësisht pavarësisht se nuk kanë arritur ndonjë rezultat. Sipas kordinatores së këtij aktiviteti gjithçka u realizua me sukses edhe pse kishte vështirësi në organizimin e një eventi me përmasa botërore.
 

Një aktivitet i këtyre përmasave është i pari që organizohet në vendin tonë. Kjo ceremoni ka nisur ditën e djeshme me parakalimin e skuadrave pjesëmarrëse përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke vijuar me pjesën zyrtare në Pallatin e Kongreseve.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›