Formula 1, Vettel fiton çmimin e madh të Italisë

Ishte një garë spektakolare e kryesura nga Sebastian Vettel. Sebastian Vettel, ka fituar garën e Çmimit të Madh të Italisë. Me shpejtësinë e tij, Vettel ka lënë pas Jenson Buton i cili është renditur në vendin e dytë dhe Fernando Alonso në vendin e tretë.
Kjo fitore e Vettel thellon diferencën e tij në krye të klasifikimit të përgjithshëm me ndjekësin më të afërt që tashmë është Alonso. Vettel kryeson me 284 pikë, Alonso 172 dhe Button 167.
Për disa minuta, 7 herë kampioni i botës, mbajti prapa, pilotin më agresiv të Formula 1, pikërisht Luis Hamilton me Mclaren, i cili, pas shumë tentativash arriti ta parakalojë atë duke u renditur i katërti.