Edhe Rumania bojkoton Samitin e Varshavës

Rumania konfirmoi se presidenti i saj, Trajan Bashesku, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Varshavës, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Kosovës.
“Rumania nuk mund të jetë prezente në një ngjarje me një entitet të panjohur”, thuhet në njoftim.
Shteti rumun është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Pjesëmarrjen në takim, për shkak të prezencës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, do ta bojkotojë edhe Serbia.
Samiti i Varshavës mbledh liderët e shteteve të Evropës qendrore si dhe presidentin amerikan, Barak Obama.