E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi viziton Kosovën

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Republikës së Malit të Zi, Milan Rocen.
 

Gjatë kësaj vizite, ministri Rocen do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në takim pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të të dyja shteteve, me theks të veçantë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për proceset e përbashkëta integruese të dy vendeve fqinje. Në njoftimin për shtyp thuhet se do të diskutohet edhe për të forcimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve në nisma rajonale si dhe për mbështetjen reciproke për integrimin e Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në strukturat euroatlantike.
 

Në takimin mes ministrit Hoxhaj dhe homologut nga Mali i Zi, Milan Rocen do të flitet për nevojën e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, të cilat do të ndikojnë në lidhjen më të fortë mes dy shteteve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›