NASA nderton teleskopin qe mund te shikoje te kaluaren e universit

Ne se do te mund te ndertohej cfare forme do te kishte nje makine qe udheton ne kohe Ndoshta duhet te ishte si teleskop. Shkencetaret e Agjencise Amerikane e Hapesires NASA po ndertojne nje teleskop te ri te hapesires qe do te jete ne gjendje te shohe ne distanca te largeta dhe te sjelle imazhe te universit sic eshte dukur ne fazat e para te krijimit. Por kjo distance mund te shikohet permes drites infra te kuqe. Drita e shikueshme eshte vetem nje nga format e shumta te rrezatimit. Sot teleskopet fotografojne imazhe te hapesires duke shfrytezuar format e drites qe njeriu nuk mund ti shohe me sy te lire.
Agjencia Amerikane e Hapesires NASA po nderton teleskopin me te madh te hapesires. Teleskopi i ri i hapesires qe mban emrin e drejtorit te dyte te NASA-s James Webb do te jete i pajisur me pasqyra qe jane 7 here me te medha se sa madhesia e Teleskopit te Hapesires Hubble.
Por ky teleskop do te studioje universin kryesisht permes drites infra te kuqe qe mund te diktohet nga nxehtesia.
Ndertimi i teleskopit James Webb eshte nje projekt i nderlikuar inxhinierik qe do te kete madhesine e nje aeroplani te madh udhetaresh. Ai duhet te mbahet ne temperatura shume te uleta sepse do te studioje nxehtesine infra te kuqe. Pasqyra e tij do te mbahet ne temperature shume te ulet afer zeros absolute -273 Celsius.
NASA po e nderton teleskopin James Webb ne Qendren e Hapesires Goddard qe ndodhet ne periferi te Uashingtonit. Kjo agjenci shpreson ta leshoje ate ne orbite ne vitin 2014.
Jonathan Gardner eshte nje nga shkencetaret e projektit per ndertimin e teleskopit. Ne e pyetem ate se si kjo paisje mund te shikoje ne te kaluaren.
Mund te shikojme ne te kaluaren sepse drita do kohe te arrije deri tek ne. Nderkohe sa me larg qe ne arrijme te shikojme aq me shume kohe i duhet drites te arrije ketu pra ne te vertete ne shikojme ne te kaluaren.
Nese shikohet ne nje distance te mjaftueshme ne te kaluaren shkencetaret thone se mund ti afrohen pikes kur ka filluar formimi i universit.
Ne kete rast ne mund te shohim gjithesine kur ka qene me e re e deri afer Big Bengut.
Teleskopi do te jete i pajisur me tre kamera infra te kuqe me sensor me te fuqishem se me pare. Por pjeset me interesante jane pasqyrat e vecanta me shtresa ari qe formojne pasqyren e kryesore te teleskopit e cila eshte e ndertuar nga 18 segmente gjashtekendeshe.
Jonathan Gardner thote se teleskopi i ri do te jete ne dispozicion te shkencetareve ne te gjithe boten.
Astronomet nga cdo universitet i botes mund te bejne projekt-propozime.
Zoti Gardner thote se Teleskopi James Webb do ti ndihmoje shkencetaret te mesojne se si jane krijuar galaksite dhe si jane dukur ato ne te kaluaren.